Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përpiqen të provojnë se nuk qëndronin pas shkatërrimit të gazsjellësit Nord Stream që lidhi Rusinë me Evropën Perëndimore, njoftoi të enjten ambasada ruse në Amerikë.
Moska e konsideron shkatërrimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 shtatorin e kaluar si një “akt të terrorizmit ndërkombëtar” dhe nuk do të lejojë që të fshihet nën qilim, thuhet në njoftim.
Ambasada u bazua në një postim nga gazetari Seymour Hersh që citonte një burim të paidentifikuar të thoshte se zhytësit e marinës amerikane shkatërruan tubacionet me eksploziv me urdhër të presidentit Joe Biden. Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë akuzat si “trillim plotësisht të rremë”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, ka thënë të mërkurën se ishte "dezinformim i pastër që Shtetet e Bashkuara qëndronin pas asaj që ndodhi” me Nord Stream, duke nxitur komente të reja ruse.
Pas publikimit të historisë së Hershit, shumë pikëpyetje mbeten të hapura, shkruan shërbimi publik gjerman ARD në portalin e tij. Ndër të tjera raportohen deklaratat e ekspertit ushtarak Julian Pawlak nga Universiteti Bundeswehr në Hamburg, i cili pretendon se Hersh ka zgjedhur në mënyrë selektive fakte “që të mos ketë kontradikta në histori”.
Pawlak i referohet konkretisht pretendimit të Hershit se zhytësit amerikanë vendosen mina përgjatë gazsjellësit, të cilat më pas, siç shkruan ai, u aktivizuan në shtator të vitit të kaluar.
“Vendosja e minave ka qenë prej vitesh pjesë përbërëse e programit baltik”, pohoi eksperti. Dhe veçanërisht, siç vëren ai, pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014. Pawlak gjithashtu e konsideron të pabesueshme tezën se amerikanët, siç pretendohet në rrëfimin e Hershit, shkatërruan Nord Stream me ndihmën e nëndetëseve të tyre.
“Marina e SHBA-sl ka në dispozicion nëndetëse të mëdha me energji bërthamore. Nuk ka aspak kuptim të përpiqesh të përdorësh nëndetëse të tilla për të mbërritur pazbuluar në një zonë të ngushtë në Baltik”, ka thënë ai.