Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia reagon pas pretendimeve se është përfshirë në zgjedhjet në Turqi

Rusia ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet e Turqisë pas akuzave nga kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, shkruan BBC.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se rusët nuk ndërhynë në punët e brendshme të shteteve të tjera.

“Nëse dikush i ka paraqitur Kilicdaroglut një informacion të tillë, atëherë ata janë gënjeshtarë”, ka thënë Peskov.

Kreu i opozitës nuk ka dhënë detaje rreth pretendimeve të tij.

Megjithatë, në një postim në Twitter, i cili u nda edhe në rusisht të enjten, Kilicdaroglu ka thënë se rusët ishin pas “montazheve, komploteve, përmbajtjeve të rreme dhe kasetave të publikuara në këtë vend”.

Edhe Kundërshtari i Erdoganit akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje, i reagon ashpër Botë Kundërshtari i Erdoganit akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje, i reagon ashpër

Kilicdaroglu ka thënë gjithashtu se nëse Rusia dëshiron “miqësinë” e Turqisë pas zgjedhjeve të kësaj fundjave, ajo duhet “të heqë duart nga shteti turk - ne jemi ende në favor të bashkëpunimit dhe miqësisë”.

Peskov këmbënguli se Rusia vlerëson shumë marrëdhëniet me Turqinë.

“Republika e Turqisë ka mbajtur deri tani një qëndrim shumë të përgjegjshëm, sovran dhe të menduar për një sërë problemesh rajonale dhe globale me të cilat përballemi. Dhe ky qëndrim ka bërë një përshtypje pozitive për ne”, ka thënë Peskov.

Postimi në Twitter nuk ishte referenca e parë për ndërhyrjen e supozuar ruse që ka bërë Kilicdaroglu. Në fillim të këtij muaji, ai paralajmëroi zyrtarët qeveritarë që të mos bëjnë marrëveshje me atë që ai e quajti “rrjetin e errët” për të ndërhyrë në votim.

Ai pretendoi se ishin bërë marrëveshje nga qeveria turke me “hakerë seriozë të huaj” të cilët paguheshin në monedha Bitcoin.

Kilicdaroglu ka thënë nëse ai fiton presidencën, do të riorientojë Turqinë dhe do t'i japë përparësi marrëdhënieve me Perëndimin, jo me Kremlinin.

Megjithatë, këshilltari i tij për politikën e jashtme Unal Cevikoz i tha kanalit rus të mbështetur nga shteti RT se "nuk do të ketë ndryshime serioze në politikën e jashtme" ndaj Rusisë dhe se ai beson se Kilicdaroglu "do të ketë marrëdhënie të mira" me Vladimir Putinin e Rusisë.

Ish-nëpunësi civil Kilicdaroglu, i cili është 74 vjeç, do të përfaqësojë një koalicion grupesh opozitare në zgjedhjet e së dielës. Ai mendohet se ka një shans serioz për të rrëzuar Erdoganin.

Edhe Moska e mohon ndërhyrjen në zgjedhjet në Gjeorgji Botë Moska e mohon ndërhyrjen në zgjedhjet në Gjeorgji

Më shumë se 64 milionë njerëz pritet të votojnë brenda dhe jashtë vendit.

Nëse asnjë kandidat nuk merr të paktën 50% plus një votë në rundin e parë, zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në një rund të dytë më 28 maj midis dy atyre që kanë marrë më shumë vota.