Rusia të hënën ka raportuar 9035 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 414.878.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 162 të vdekur nga komplikimet e shkaktuara nga virusi në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale në 4855. Është rritur numri i të vdekurve për dallim nga një ditë më parë, ku ishin regjistruar 138 të vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo