Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia publikon videon e lëshimit të raketës ndërkontinentale

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video të asaj që thotë se ishte lëshim i suksesshëm i raketës balistike ndërkontinentale, raportoi të enjten BBC.

Raketa “Sarmat” u lëshua nga Plesetsku, në veriperëndim të Rusisë dhe goditi objektivin në gadishullin Kamchatka në lindje të largët.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo është përgjigje për ata që tentojnë ta kërcënojnë Rusinë.

“Sarmat” është raketë e re balistike e rëndë ndërkontinentale dhe Rusia pritet të pajisë secilën me dhjetë ose më shumë koka shpërthyese, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA.

Raketa ka evoluar prej vitesh dhe lëshimi i saj provë nuk është befasi për Perëndimin, por ajo ndodhi në një kohë tensioni ekstrem gjeopolitik për shkak të luftës ruse në Ukrainë.

 

Artikuj të ngjashëm