Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu ka thënë se Kremlini do t'i përgjigjet zgjerimit lindor të NATO-s.
Ai ka thënë se vendi i tij planifikon të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit.
“Rusia do të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit për të kundërshtuar forcimin e NATO-s pranë kufijve të saj”, ka thënë Sergei Shoigu.
Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht aplikime për t'u bashkuar me NATO-n, një aleancë ushtarake e 30 vendeve perëndimore, gjë të cilën Rusia e ka kundërshtuar. Përveç Rusisë, anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO e ka kundërshtuar edhe anëtari i aleancës, Turqia.

Artikuj të ngjashëm
-
Kremlini: Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s s’do të sjellë stabilitet në Evropë
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Shefi i inteligjencës finlandeze bën thirrje për rritje të vigjilencës për shkak të Rusisë
-
Rusia “plotësisht e gatshme” për luftën me NATO-n në Arktik
-
SHBA-ja shton trupat në shtetin pranë Rusisë