Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia po ekzekuton ushtarët që po i tërhiqen nga vija e frontit, thotë SHBA-ja

Rusia po ekzekuton ushtarët që përpiqen të tërhiqen nga ofensiva e përgjakshme në Ukrainën lindore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Sipas SHBA-së, disa nga viktimat ruse pranë Avdiivkas ishin "me urdhër të udhëheqësve të tyre".

Trupat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në një betejë të ashpër për qytetin që nga mesi i tetorit. Rusia mendohet të ketë pësuar humbje "të rëndësishme" në këtë kohë, raportoi BBC.

Ukraina ka thënë se numri i viktimave ruse në Avdiivka është 5,000, ndërsa SHBA-ja ka thënë se Rusia humbi "të paktën" 125 automjete të blinduara dhe pajisje me vlerë më shumë se një batalioni.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka shtuar se trupat ruse po refuzonin të sulmonin pozicionet ukrainase pranë Avdiivkas për shkak të humbjeve të mëdha dhe se kishte pasur rebelime në disa njësi.

Edhe Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur Botë Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka theksuar se ushtria ruse “duket se po përdor atë që quajmë taktikë ‘valë njerëzore’, gjuajtje e masave të ushtarëve shumë pak të trajnuar direkt në luftë”.

“Pa pajisje adekuate, pa lidership, pa burime, pa mbështetje. Nuk është e befasishme që forcat ruse po vuajnë nga morali i ulët”, ka theksuar Kirby.