Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia përballet me sanksione të reja pasi njohu rajonet e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë janë gati të shpallin sot sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, pasi presidenti Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë sigurie në kontinent.

Ushtria ukrainase tha se dy ushtarë u vranë dhe 12 u plagosen në granatimet nga separatistet pro-rusë në lindje në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Putinit të hënën tërhoqi dënimin ndërkombëtar dhe sanksionet e menjëhershme të SHBA-së me presidentin Joe Biden që nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar aktivitetin e biznesit të SHBA-së në rajonet e shkëputura.

“Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj Rusisë për këtë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, u tha gazetarëve Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit. “Ne mund, do dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona që Rusia të tërheqë forcat e saj, të kthehet në tryezën diplomatike dhe të punojë drejtë paqes”.

Një ministër i qeverisë britanike tha se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ishte duke u zhvilluar kështu që Britania do ta sanksionojë Rusinë.

Edhe Rusia shpall gjendje lufte në katër rajonet e pushtuara nga Ukraina Botë Rusia shpall gjendje lufte në katër rajonet e pushtuara nga Ukraina

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Britania tha se kishte vendosure sanksione për të synuar ata që janë bashkëpunëtorë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe këto masa do të hyjnë në fuqi të martën.

Franca dhe Gjermani gjithashtu ranë dakord të përgjigjen me sanksione.

Kina tha se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e situatës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje, derisa Japonia tha se ishte e gatshme t’i bashkohej sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës në rast të një pushtimi në shkallë të plotë.

Ambasadori rus i OKB-së, Vassily Nebvenzia paralajmëroi fuqitë perëndimore që të “mendojnë dy herë” dhe të mos e përkeqësojnë situatën.

Një dëshmitar i Reuters pa tanke dhe pajisje të tjera ushtarake që lëviznin nëpër qytetin Donetsk të kontrolluara nga separatistët, disa orë pasi Putini njohu zyrtarisht rajonet e shkëputura dhe urdhëroi vendosjen e forcave ruse për ta “ruajtur paqen”.

Ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 84 raste të bombardimeve nga separatistët, të cikët tha se kishin hapur zjarr në rreth 40 vendbanimeve përgjatë vijës së frontit me artileri të rëndë, në kundërshtim me marrëveshjet e armëpushimit.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një zyrtar separatist të thoshte se forcat ukrainase kishin vrarë tre civilë.

Edhe Pushtimi rus i Ukrainës Botë Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia mohon çdo plan për të sulmuar fqinjin e saj, por ajo ka grumbulluar trupa në kufijtë e Ukrainës dhe ka kërcënuar veprime "ushtarake-teknike" nëse nuk merr garanci gjithëpërfshirëse sigurie, duke përfshirë një premtim se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se vendosja e trupave ruse në enklavat e shkëputura nuk meritonte sanksionet më të ashpra që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin përgatitur në rast të një pushtimi në shkallë të plotë, pasi Rusia kishte tashmë trupa atje.