Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar të mërkurën, për fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturës “Forcë Raketore Strategjike”.
Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale “Yars”, të cilat janë gjenerata e re e raketave, të testuara për herë të parë në vitin 2007, shkruan BBC-ja të mërkurën. Sipas Rusisë, ato mund të mbërrijnë SHBA-në.
Ushtria ruse thotë se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1.000 veta personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete.
Raketat, sipas njoftimit, nuk do të lëshohen. Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.
Manovrat u bën të ditura disa orë pasi SHBA-ja tha se do të furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk u referohej lajmeve nga Washingtoni.
-
Rusia informon SHBA-në se do të kryejë stërvitje bërthamore
-
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
-
Inteligjenca ukrainase: Rusia po bëhet gati të lëshojë raketë ndërkontinentale
-
Putini paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike
-
Sulmi me “raketa të reja” i Rusisë në Ukrainë