Botë

Rusia nis një valë sulmi me raketa në të gjithë Ukrainën

Rusia ka nisur sulmin e dytë brenda një dite në të gjithë Ukrainën, raporton BBC.

Në të gjithë Ukrainën u lëshuan sirenat të shtunën pas sulmeve të njëpasnjëshme të Rusisë me raketa.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar për shpërthime në qytet, duke shtuar se mbrojtja ajrore po funksiononte.

Dhe zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu se infrastruktura kryesore në rajonet e Kharkivit dhe Lvivit në lindje dhe perëndim janë goditur.

Në Dnipro, një raketë goditi një ndërtesë banimi duke lënë pesë të vdekur.