Drejtori ekzekutiv i rafinerisë polake PKN Orlen, Daniel Obajtek, ka njoftuar të mërkurën se Rusia ka ndaluar dërgesat e naftës në Poloni. Ai theksoi se janë gati dhe se kanë sasinë e nevojshme të furnizimeve.
Obajtek ka thënë se sigurojnë me efikasitet prokurimin e lëndëve të para.
“Vetëm 10 për qind e lëndës së parë ka ardhur nga Rusia dhe ne do ta zëvendësojmë me naftë nga drejtime të tjera. Ky është efekti i diversifikimit që kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se do të japë më shumë informacion mbi dërgimin e naftës në Poloni gjatë një konference mbi projektet e zhvillimit të martën.
Polonia merrte naftë nga Rusia përmes tubacionit të gazit Druzhba, i cili nuk ishte subjekt i sanksioneve kundër Rusisë.
-
Rusia pritet t’i ndalojë eksportet e naftës në Gjermani përmes tubacionit Druzhba
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Ukraina rikthen sulmet ndaj objekteve të naftës të Rusisë
-
Shtrenjtimi i naftës “zbut” sulmet e thella të Ukrainës në Rusi
-
Kallas u bën thirrje vendeve të Azisë Juglindore të kërkojnë alternativa ndaj naftës ruse