Kremlini ka mohuar se forcat e saj janë futur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raporton “BBC”.
Ukraina ka pretenduar se forcat ruse janë futur në perimetrin e fabrikës, por këtë po e mohon Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar pretendimet dhe ka ripërsëritur se muajin e kaluar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zyrtarisht ka anuluar planet për ta sulmuar fabrikën e çelikut dhe ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes që të rrethojë fabrikën e mos të lë “asnjë mizë të ikë”.
Bombardime të rënda ka pasur të mërkurën në fabrikën Azovstal. Ushtarët ukrainas brenda fabrikës kanë treguar se forcat ruse janë futur në perimetër të fabrikës dhe po zhvillohen luftime të ashpra.
Artikuj të ngjashëm
-
Bie fortifikata e fundit ukrainase në qytetin port
-
Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”
-
Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”
-
Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol
-
Lufta për mbijetesë në fabrikën e ferrit