Të hënën Kremlini, zyrtarisht ka mohuar versionin e zyrtarëve malazezë që Rusia ishte e përfshirë në grushtshtetin e mundshin në republikën e vogël në brigjet e Adriatikut në tetor.
Kremlini i quajti këto pohime absurde dhe të paqëndrueshme, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme të shteteve tjera aq më pak në shtetet si Mali i Zi, me të cilin jemi të lidhur ngushtë dhe kemi raporte afatgjata” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një konference për media.
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor 2016, autoritetet malazeze arrestuan 209 persona kryesisht nga Serbia fqinje dhe i akuzuan për planifikim të sulmit të armatosur kundër shtetit.
Më vonë është thënë se nacionalistët rusë ishin të përfshirë në këtë komplot e që mes qëllimeve tjera kishte edhe vrasjen e ish-kryeministrit Milo Djukanovic derisa mendohej që opozita të merrte pushtetin.
Të dielën e shkuar, prokurori special malazez, Milivoje Katnic tha se diplomati rus, i identifikuar nga prokuroria si Eduard Shishmakov ishte i përfshirë në komplot.