Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti ka publikuar pamjet e njerëzve në Melitopol duke aplikuar për pasaporta ruse. Sipas agjencisë, banorët e Melitopolit presin në radhë për të aplikuar për shtetësinë ruse.
Rusia tashmë ka një program për natyralizimin e shpejtë të njerëzve që jetojnë në dy rajonet e Ukrainës lindore, të pretenduara nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Javën e kaluar presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhër për të lejuar procedura të shpejta për marrjen e nënshtetësisë ruse për njerëzit në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, të cilat kryesisht janë nën kontroll të forcave ruse.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia lehtëson rregullat e shtetësisë për banorët e Ukrainës jugore
-
Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve që shërbejnë në luftën në Ukrainë
-
Putini pretendon se miliona njerëz në rajonet ukrainase janë pajisur me pasaporta ruse
-
Ukrainasit të detyruar të marrin pasaportën ruse
-
Rusia mban zgjedhjet presidenciale në rajonet që ia pushtoi Ukrainës