Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia lë miliona ukrainas pa rrymë, ujë e ngrohje

Më shumë se 4.5 milionë ukrainas kanë mbetur në terr.

Shumë familje në Ukrainën e pushtuar nga Rusia po mundohen të mësohen me jetën pa rrymë, ngrohje e ujë.

Rusia po sulmon vazhdimisht infrastrukturën bazike të shërbimeve publike, me qëllim që t’ua vështirësojë jetën qytetarëve të Ukrainës.

Ajo po vazhdon ta bombardojë Ukrainën prej natës së 24 shkurtit.

Kryetari i Kievit, Vitali Kliçko, po paralajmëron banorët se duhet të përgatiten për më të keqen këtë dimër, nëse Rusia vazhdon të godasë infrastrukturën energjetike të vendit.

Presidenti Volodimir Zelenski tha në fjalimin e natës drejtuar kombit se rreth 4.5 milionë njerëz janë pa energji elektrike.

Edhe Rreth 1.700 ndërtesa pa ngrohje në Kiev pas sulmit rus me raketa dhe dronë Botë Rreth 1.700 ndërtesa pa ngrohje në Kiev pas sulmit rus me raketa dhe dronë

Ai u bëri thirrje ukrainasve që të durojnë vështirësitë dhe “ne duhet ta kalojmë këtë dimër dhe të jemi edhe më të fortë në pranverë se tani”.

Forcat ruse po përgatiten për një kundërofensivë ukrainase për të rimarrë qytetin jugor të Hersonit, i cili u pushtua gjatë ditëve të para të pushtimit.

Në shtator, Rusia aneksoi ilegalisht Hersonin, si dhe tri rajone të tjera dhe më pas shpalli ligjin ushtarak në katër provincat.