Separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit po korrin grurë në atë që në thelb është territori ukrainas i pushtuar në mes të operacionit ushtarak. Fushat dhe pajisjet bujqësore në pronësi të kompanisë ukrainase Harvest janë tani pronë e një kompanie separatiste, Agricultural Donbas.
Sipas agronomëve, kombajnat dhe pajisje të tjera bujqësore të mbetura në zonë tani i përkasin rajonit të Donjeckut, të kontrolluar nga rebelët nën Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Separatistët kanë bërë të ditur se fushat e grurit pranë Mariupolit nuk kishin nevojë të çminoheshin para korrjes dhe vetëm disa pajisje bujqësore janë dëmtuar gjatë operacionit special ushtarak.
Mariupoli ishte bërë simbol i pushtimit rus të Ukrainës, me sytë e botës që vështronin në qytetin port të Detit Azov dhe përplasjen disamujore midis batalionit ukrainas Azov dhe forcave të pamëshirshme ruse rreth fabrikës gjigante të çelikut, Azovstal.
Miliona tonë drithë ukrainas janë në pritje për t’u transportuar përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi, mirëpo bllokada ruse po i pengon eksportet. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit me ushqime mund të shtyjë miliona njerëz në vendet në zhvillim drejt zisë së bukës.
-
Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re
-
Njësia e tankeve ukrainase mban frontin brenda Donbasit
-
Mbërrin në ujërat e Turqisë anija e parë me grurë nga Ukraina
-
Djegia e grurit, raketat ruse po bëjnë shkrumb fushat në Ukrainë
-
Rusia pretendon se Ukraina ka vrarë 40 të burgosur ukrainas në Mariupol