Forcat ruse ka të ngjarë të kenë kapur pjesën më të madhe të qytetit të Lymanit në rajonin e Donetskut, ka bërë të ditur të shtunën ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.
Lyman është strategjikisht i rëndësishëm sepse jep akses në urat e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Siverskyy Donets.
"Në ditët në vijim, njësitë ruse në zonë ka të ngjarë të kenë prioritet kalimin me forcë të lumit”, tha ministria.
Por fokusi kryesor i Moskës mbetet Sieverodonetsk në rajonin e Luhansk, ka shtuar ajo.
Forcat ruse po bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore me qëllimin e deklaruar për të "çliruar" qendrën e vjetër industriale të njohur si Donbas, e cila përbëhet nga rajonet Luhansk dhe Donetsk.
Nëse qyteti bie në duart e Rusisë, Moska do të kontrollojë më pas rajonin e Luhanskut.