Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ka “babanë e të gjitha bombave”, katër herë më të madhe se ajo e Amerikës

Vladimir Putini ka një armë katër herë më të fuqishme se bomba amerikane që vrau 36 militantë të ISIS-it në Afganistan.

“Nëna e të gjitha bombave” [MOAB], e cila i përket forcave amerikane, peshon mbi 9 mijë kilogramë. Por versioni rus i quajtur “Babai i të gjitha bombave” peshon më shumë sesa ajo amerikane dhe ka 44 tonë TNT.

Kjo do të thotë katër herë më shumë sesa modeli amerikan që shkatërron çdo gjë brenda rrezes së shpërthimit.

MOAB-i amerikan ka 11 tonë TNT me një rreze prej 300 metrave, por Daily Mail raporton se bomba ruse është edhe më e fuqishme dhe shkurt quhet “ATBIP”.

Image
Bomba ruse e testuar vjet më parë

Image
MOAB-i amerikan