Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA bombardon ISIS-in në Afganistan me “nënën e të gjitha bombave”

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se ka lëshuar bombën GBU-43 në Nangarhar, provincë të Afganistanit, të enjten duke synuar tunelet e Shtetit Islamik.

SHBA thotë se kjo është hera e parë që e ka përdorur këtë bombë, që njihet edhe si “nëna e të gjitha bombave”.

Kjo bombë për herë të parë ishte testuar në vitin 2003, por nuk ishte përdorur kurrë më parë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Kjo bombë peshon rreth 9000 kilogramë.