Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ia zgjat edhe për dy vjet burgimin ish-bashkëpunëtores së Navalnyt

Lilia Chanysheva - kritike e Kremlinit

Foto: Associated Press

Një gjykatë në Rusi të martën ia ka zgjatur edhe për dy vjet burgimin e ish-bashkëpunëtores së opozitarit të ndjerë rus Alexei Navalny, raporton agjencia “AP”. 

Lilia Chanysheva, që kishte drejtuar zyrën e Navalnyt në rajoin Bashkortostan, ishte dënuar me akuza për ekstremizëm, fillimisht me 7 vjet e gjysmë burgim. Gjykata Supreme e Bashkortostanit ia ka rritur dënimin në nëntë vjet e gjysmë burgim, ka njoftuar avokati i saj Ramil Gizatullin në platformën “Telegram”. 

Seanca u mbajt e mbyllur për publikun. 

Kremlini po vazhdon t’i shtypë aktivistët opozitarë, gazetarët e pavarur dhe kritikët e qeverisë. 

Qindra po përballen me akuza për protesta dhe kritika ndaj luftës në Ukrainë dhe mijëra janë gjobitur apo burgosur për periudhë të shkurtër. 

Edhe Katër gazetarë që u akuzuan se punonin për Navalnyn, dënohen për ekstremizëm Botë Katër gazetarë që u akuzuan se punonin për Navalnyn, dënohen për ekstremizëm

Chanysheva u dënua për “thirrje për ekstremizëm, për formim të grupit ekstremist dhe themelim të një organizate që thyen të drejtat e njeriut”. 

Ajo ishte arrestuar në nëntor të vitit 2021.