Policia ruse e ka hequr politikanen opozitare bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, nga lista e personave të kërkuar, me iniciativë të autoriteteve bjelloruse.
Kështu ka raportuar agjencia ruse e lajmeve RIA. Tsikhanouskaya kishte ikur nga Bjellorusia gjatë vitit të kaluar, pasi që presidenti Alexander Lukashenko kishte nisur fushatën e shtypjes së protestuesve pro demokracisë rreth manipulimit të rizgjedhjeve të gushtit të 2020-s.
Sipas mbështetësve, ishte Tsikhanouskayas ajo që i kishte fituar ato zgjedhje. Rusia dhe Bjellorusia janë bashkëpunëtore të afërta.
Artikuj të ngjashëm
-
Opozitarja bjelloruse Tsikhanouskaya e gatshme të udhëheqë shtetin
-
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e prosperitet
-
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja
-
Lirohet nga burgu lideri opozitar bjellorus
-
Bjellorusët që as të zhvendosur nuk po gjejnë qetësi