Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia heq dorë prej Traktatit Evropian të Armëve Konvencionale

Duma e Rusisë votoi njëzëri të martën për t'u tërhequr zyrtarisht nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë.

Leonid Slytsky, kryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështjet Ndërkombëtare, tha se me këtë vendim Rusia synon që të ndihmojë forcat e saj të armatosura që kanë pushtuar Ukrainën të shënojnë fitore në terren.

Votimi është bërë në ditën kur banorët e Kievit reaguan të martën pas një nate sulmesh ajrore të nisura nga Rusia në kryeqytet, duke përdorur një kombinim raketash të lëshuara nga ajri, deti dhe toka.

"Ne i kemi dëgjuar të gjitha. Edhe xhamat na u drodhën. Por falë Zotit, nuk pati stuhi raketë në zonën tonë. Ndjej dhimbje, frikë, nervozizëm, shqetësim. O Zot, ne presim fitoren kur të përfundojë e gjithë kjo”, ka thënë Valentyna Myronets, banore e Kievit.

Shpërthime të forta shpërthyen mbi Kiev gjatë sulmit intensiv të penguar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Nuk raportohet për viktima.

“Të gjithë miqtë dhe shokët e mi të klasës e dëgjuan shpërthimin. Ata ishin të shqetësuar. Ciflat e raketave ranë afër shtëpisë së shokut tim të klasës”, ka thënë Heorhii Pirveli, tjetër banor i Kievit,

Edhe Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës Botë Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ishin lëshuar 18 raketa të llojeve të ndryshme, duke përfshirë dronë, raketa lundrimi dhe raketa balistike, duke raportuar se të gjitha raketat u rrëzuan.

Ndërkaq komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, vizitoi ushtarët që po luftonin në zonën Bakhmut. Ai diskutoi skenarë të ndryshëm të operacioneve ushtarake me komandantët në terren.

Syrskyi gjithashtu i shpërbleu ushtarët me medalje dhe i falënderoi "për shkatërrimin e armikut që pushtoi tokat ukrainase", duke iu uruar që pas kryerjes së aksioneve për dëbimin e rusëve, të kthehen gjallë te familjet e tyre në Ukrainën e çliruar.