Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia fajëson “sabotazhin” për shpërthimet e reja në Krime

Një javë pas një sulmi që pretendohej se ishte bërë nga Ukraina në bazën ushtarake ruse në Krimenë e okupuar, një depo e armëve në një bazë tjetër ushtarake është përfshirë nga zjarri.

Zyrtarët rusë thonë se një zjarr ka iniciuar shpërthimet në zonën Dzhankoi, para se të fajësonte “sabotazhin”.

Një zjarr tjetër ka shpërthyer në një nënstacion elektrik dhe një hekurudhë është dëmtuar.

Një sëri e shpërthimeve javën e kaluar ka shkatërruar disa aeroplanë rusë në Krime.

Ukraina kurrë nuk e ka pranuar publikisht sulmin, por këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, e ka përshkruar incidentin e fundit si “veprim i demilitarizimit”, duke lënë të kuptohet se shpërthimet nuk janë aksidentale.

Një zëdhënës i forcave ajrore të Ukrainës ka thënë se baza është përdorur nga disa helikopterë ushtarakë rusë.

Rusia nuk ka dhënë indikacione se kush është përfshirë në “sabotazhin” e të martës, por shërbimi sekret FSB ka thënë se sabotuesit ukrainas kanë shkatërruar gjashtë shtylla të elektricitetit këtë muaj dhe atë brenda territorit të Rusisë.

Edhe Bombardohet baza detare e Rusisë në Krime Botë Bombardohet baza detare e Rusisë në Krime

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se shpërthimet në veri të Krimesë kanë ndodhur në fshatin Maiske rreth orës 06:15 me kohë lokale.

Është thënë se nuk ka pasur lëndime serioze, ndërsa dy persona janë lënduar në total.

“Njëri është goditur nga një pjesë e granatës e tjetri është zënë nga muri. Por, nuk janë në rrezik për jetë, fatmirsiusht”, ka thënë kreu rajonal ushtarak i Rusisë në Krime, Sergei Aksyonov.