Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 40 robërve të luftës, ka thënë komisionerja ruse për të drejtat e njeriut Tatiana Moskalkova pas një takimi me homologun e saj ukrainas Dmytro Lubinets në Turqi.
Moskalkova dhe Lubinec u takuan në margjinat e konferencës ndërkombëtare të ombudsmenëve në Ankara.
Fotot i tregojnë ata të ulur në anët e kundërta të tavolinës. Ndërsa ata po takoheshin, beteja për qytetin Soledar në Ukrainën lindore ishte ndezur.
Më herët, Moskalkova ka thënë përmes aplikacionit të mesazheve Telegram se ajo dhe Lubineci diskutuan për ndihmën humanitare për qytetarët e Rusisë dhe Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm