Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dyshon se një grup kroatësh është nisur për luftë në Ukrainë

Atasheu i mbrojtjes për ambasadën kroate në Moskë është ftuar nga Ministria Mbrojtëse e Rusisë.

Zëdhënësi rus i ministrisë, Igor Konashenkov, ka thënë se atasheu Zeljko Akrap është informuar në lidhje me akuzat për veprime të jashtëligjshme të shtetasit kroat, Denis Seler. Moska ka deklaruar se Seler mori pjesë në luftën e vitit 2015 kundër forcave ruse në Ukrainë.

Seler dyshohet se ka mbledhur një grup të mercenarëve kroatë për t’iu bashkuar ukrainasve në luftën e tanishme kundër Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 200 mercenarë kanë udhëtuar nga Kroacia në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus.