Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dorëzon 33 ushtarë dhe 12 civilë ukrainas

Rusia ka dorëzuar 33 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e robërve të luftës me Ukrainën, konfirmoi sot zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, raporton Sky Neës.

Në një mesazh në aplikacionin e mesazheve Telegram, Vereshchuk tha se pesë nga ushtarët që u shkëmbyen ishin të plagosur.

"Ne po kthejmë gjithashtu në shtëpi 12 civilë," shtoi Vereshchuk.

Ministrja ukrainas nuk bëri të ditur se sa rusë ishin të përfshirë në shkëmbim.

Artikuj të ngjashëm