Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia do të ndërtojë dy reaktorë të rinj bërthamorë në Hungari

Kompania shtetërore ruse “Rosatom” do të nisë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në një termocentral në Hungari, shkroi të hënën “Euronews”.

Marrëveshja u zyrtarizua pasi Zyra Kombëtare e Energjisë Bërthamore e Hungarisë dha miratimin për zgjerimin e planifikuar.

Projekti i zgjerimit do të kushtojë rreth 12.5 miliardë euro në total, me 10 miliardë euro të paguara nga rusët si pjesë e një kredie dhe 2.5 miliardë euro që do të paguhen nga qeveria hungareze.

Siç raportohet, ndërtimi mund të fillojë brenda pak javësh.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ka theksuar rëndësinë e reaktorëve të rinj për të ardhmen energjetike të Hungarisë.

Edhe Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari Botë Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari

"Tani është më e qartë se kurrë se vendet që kanë termocentrale bërthamore mund të ndihen më të sigurta për sa i përket furnizimit të tyre me energji. Sa më i madh të jetë kapaciteti i energjisë bërthamore i një vendi, aq më i sigurt do të jetë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian e ka sanksionuar ekonomikisht Rusinë për luftën e saj në Ukrainë dhe po largohet nga gazi dhe nafta ruse, por Hungaria është një nga vendet evropiane që nuk i ka mbështetur këto sanksione ose i ka kundërshtuar deri në fund dhe synon të sigurojë furnizimet e ardhshme energjetike të vendit me këtë zgjerim.