Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur 10 ditë stërvitje të përbashkëta ushtarake mes frikës së vazhdueshme për një pushtim rus të Ukrainës.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka një kufi të gjatë me Ukrainën.

Franca i quajti stërvitjet, që besohet të jenë dislokimi më i madh i Rusisë në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë, një "gjest i dhunshëm". Ndërkohë, Ukraina thotë se ato përbëjnë "presion psikologjik".

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë të enjten se Evropa përballet me krizën më të madhe të sigurisë në dekada.

Ndërkaq, Rusia e ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi. Por SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm mund të ndodhë në çdo kohë.

Stërvitjet - të njohura si Allied Resolve 2022, po zhvillohen afër kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën, i cili është pak më shumë se 1,000 km i gjatë.

Edhe Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitje ushtarake të përbashkëta, alarmohet Perëndimi Botë 10 muaj më parë Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitje ushtarake të përbashkëta, alarmohet Perëndimi

Ekziston frika se nëse Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën, stërvitjet i vendosin trupat ruse pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke e bërë më të lehtë sulmin ndaj qytetit.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është një aleat i fortë i presidentit rus Vladimir Putin dhe të dy vendet kanë krijuar një të ashtuquajtur "Shtet Bashkimi" i cili përfshin integrimin ekonomik dhe ushtarak. Kremlini e mbështeti Lukashenkon pas zgjedhjeve të diskutueshme në vitin 2020 që çuan në protesta në Bjellorusi.