Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bastis shtëpitë e opozitarëve, pas kapjes se ish-shefit të “Open Russia”

Autoritetet ruse kanë shtuar presionin të martën ndaj disidentëve politikë në vend, në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke arrestuar një aktivist opozitar dhe duke i bastisur shtëpitë e disa të tjerëve. Kjo pas arrestimit të ish-drejtorit të “Open Russia”, një grup ky opozitar i lidhur me ish-magnatin e arratisur të naftës dhe kritikut të Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky. Opozitari Andrei Pvovarov është nxjerrë me forcë nga aeroplani në aeroportin “Pulkovo” dhe është transferuar në Komisionin Hetues.

“Open Russia” kishte njoftuar më herët se ka vendosur që t’u japë fund operacioneve në Rusi për t’i mbrojtur anëtarët e saj nga rreziku për t’u burgosur. Rusia e kishte shpallur “të padëshiruar” grupin me seli në Londër gjatë vitit 2017, duke ia ndaluar të gjitha aktivitet. Bashkëpunëtorët e tij në Rusi kanë vazhduar aktivitetet me të njëjtin emër, por si një entitet i ndarë ligjor, në mënyrë që të mbrohen nga përndjekja penale.