Gjykata e Moskës ka urdhëruar paraburgimin e Sergei Udaltsov, aktivist rus dhe kritik i presidentit Vladimir Putin. Udaltsov është lider i Frontit të Majtë, grupi i partive politike që kundërshtojnë Putinin dhe kanë lidhje me Partinë Komuniste.
Udaltsov u ka thënë gazetarëve se paraburgosja e tij është “pasojë direkte” e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rusi. Ai ka thënë se përkrah kundërshtarët e Putinit dhe se paraburgosja është shtypje politike.
Ai u bë i njohur për organizimin e protestave të vitit 2012, të cilat ishin më të mëdhatë që prej rënies së Bashkimit Sovjetik. Putini që kur është ngritur në pushtet ka eliminuar ose burgosur të gjithë kundërshtarët e tij.
Kryeopozitari Alexei Navalny po mbahet në një koloni 1 mijë e 600 kilometra larg. Ai së fundmi është transferuar në këtë burg dhe ekspertët kanë thënë se transferimi nga një burg në tjetrin është një formë e heshtjes së kritikëve, sidomos para se të mbahen zgjedhjet presidenciale të muajit mars, të cilat pritet t’i fitojë presidenti Putin.
-
Kritiku i Putinit arrestohet, akuzohet për terrorizëm
-
Lideri i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burgim
-
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
-
Gjykata e Moskës ia zgjat paraburgimin gazetarit rus, Konstantin Gabov
-
Rusët protestojnë kundër Putinit pranë qendrave të votimit në ditën e tretë të zgjedhjeve