Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia aprovon vaksinën Sputnik V për personat mbi 60 vjeç

Foto: Reuters

Rusia ka aprovuar vaksinën anti-COVID, Sputnik V, për njerëzit mbi moshën 60 vjeç, kanë raportuar mediat ruse, transmeton Reuters.

Njerëzit mbi 60 vjeç ishin përjashtuar nga programi i vaksinimit në Rusi.

Vaksina po testohej ndarazi nga grupmoshat e tjera.

Deri tash, në Rusi numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 2,963,290.