Inteligjenca e Britanisë së Madhe njoftoi të dielën se autoritetet ruse po ndërtojnë “linjën Wagner”, për ta penguar ofensivën e shpejtë ukrainase. Në raportin e përditshëm, Inteligjenca shkroi se mercenarët rusë, në krye me udhëheqësin Yevgeny Prigozhin, po bëjnë çmos që ta lidhin lumin Siverskyi Donets në vijën mbrojtëse.
“Plani jep arsye për të supozuar se Rusia po investon fonde të konsiderueshme në përgatitjen e linjave mbrojtëse përgjatë vijës aktuale të frontit. Ndoshta me qëllim për ta parandaluar një kundërsulm të shpejtë ukrainas”, u tha në raport.
Sipas Britanisë, një numër pengesash dhe llogoresh antitank janë ndërtuar kohëve të fundit nga kufiri rus në lindje të Luhanskut, që më pas shkon drejt Kreminnayas. Këto pengesa, siç u tha në raport, u ndërtuan nga “Wagneri” që po synon ta bllokojë lëvizjen ukrainase.
Është raportuar vazhdimisht për mercenarët privatë rusë dhe lidhjet e tyre me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Wagner” doli në skenë për herë të parë në vitin 2014, kur nisi konflikti në Republikën e Vetëshpalllur të Luhanskut. Mercenarët e “Wagnerit” fituan popullaritet, por jo për shkak të luftimeve, por për likuidimin e shumë komandantëve të njohur në terren.
“Wagnerët” luftuan në Siri, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Libi, që ishte raportuar edhe nga mediat perëndimore.
Edhe
Inteligjenca britanike: “Wagneri” rus po mobilizohet në territoret e pushtuara
Tash, mercenarët rusë janë përfshirë në luftë ndaj Ukrainës. Mijëra trupa u rekrutuan qëkur nisi agresioni rus.