Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusët të befasuar me reagimin e ukrainasve

Kiev, 27 shkurt (AP) - Pushtimi rus i Ukrainës është duke hasur në rezistencë më të madhe sesa pritej nga Ushtria ukrainase. Vështirësi janë raportuar edhe në furnizimin e Ushtrisë ruse.

Në fushëbetejë, dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se Rusia është duke pësuar humbje të mëdha. Humbje, të cilat nuk i priste në ditët e para të pushtimit. Këto vështirësi janë shfaqur për shkak të mbrojtjes së fuqishme ajrore të Ukrainës.

Për shkak të kësaj rezistence, Rusia ende nuk ka marrë kontrollin ajror mbi Ukrainën. Në betejën për qiellin është angazhuar Forca Ajrore e Ukrainës dhe sistemet mbrojtëse, me të cilat ishte furnizuar nga perëndimi.

Pa kontrollin e qiellit, vlerësojnë ushtarakët, bëhet më e vështirë për secilën ushtri që të parashikojë dhe të godasë caqet nga ajri.

Rezistenca e madhe si në tokë ashtu edhe në qiell, e ka pamundësuar planin e Rusisë që të marrë nën kontroll me shpejtësi qytetet ukrainase, përfshirë edhe kryeqytetin Kievin.

Edhe Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi Botë 3 j. më parë Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi

Qyteti i Kharkivit në kufi me Rusinë, ende nuk ka rënë në duart e forcës pushtuese. Mirëpo, zyrtarët amerikanë ishin të shqetësuar se ky qytet do të binte në ditën e parë të pushtimit. Qyteti edhe pas ditës së katërt, ende nuk ka rënë.

Perëndimi shqetësohet se fushëbeteja ende nuk ka arritur pikën kritike. Situata në terren mund të ndryshojë shumë shpejt teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet.

Ekspertët kanë vlerësuar se Ushtria ruse vazhdon të ketë shumëfish më shumë trupa se ukrainasit dhe këto forca po vendosen përreth qyteteve të mëdha.

Ushtria ukrainase ka disa armë kundër ajrore, përfshirë raketat me radar dhe ato që godasin në bazë të nxehtësisë. Ndërkaq në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë furnizuar Ushtrinë ukrainase me kundërajrorët e njohur Stinger.

Furnizimi i forcës pushtuese të Rusisë me karburant dhe armatim gjithashtu ka rezultuar shumë i vështirë. Zyrtarët amerikanë kanë sqaruar se Rusia ka pritur fitore të shpejtë dhe ka neglizhuar planin për furnizim të ushtrisë. Linjat e furnizimit, Rusia i ka shumë të dobëta.

Rusia nisi pushtimin të enjten në mëngjes. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se qëllimi i Moskës është të marrë kontrollin e Kievit dhe të rrëzojë nga pushteti qeverinë e prirë nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Edhe Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë Botë 4 j. më parë Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas refuzoi ofertën e SHBA-së për largim nga kryeqyteti. Ka insistuar se do të qëndrojë deri në fund.

Të shtunën, Ushtria ruse është urdhëruar që të vazhdojë sulmet në të gjitha anët, pasi aksioni ka pushuar për disa orë për t’u dhenë hapësirë bisedimeve me Ukrainën. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se sulmi ka vazhduar pasi zyrtarët ukrainas braktisën bisedimet.

Presidenca ukrainase ka mohuar se shteti ka refuzuar bisedimet me Rusinë.

Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se këto ndërprerje të aksioneve ushtarake, janë shenja se Ushtria ruse ka probleme.

Sipas zyrtarëve të NATO-s, ushtrisë ruse i mungon nafta, është e ngadalshme në manovrime dhe moralin e ka shumë të ulët.

Të pyetur nëse rusët do t’i ashpërsojnë sulmet, zyrtarët e NATO-s kanë thënë se Rusia nuk ka tjetër qare, por situata u ka dalë nga duart.

Edhe Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë Botë 1 muaj më parë Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka qëndruar në Kiev. Në një intervistë për CNN-in ka thënë se ukrainasit kanë shfaqur një heroizëm të jashtëzakonshëm.

Mirëpo, ka thënë se shteti ka nevojë për ndihmë nga aleatët. Ka kërkuar armë dhe raketa kundërajrore.