Forcat ruse goditën një treg në qytetin Sloviansk në Ukrainën lindore të martën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të paktën tre persona të tjerë, njoftoi policia.
Në vendngjarje thuhet se ka pasur tym të verdhë që dilte nga një dyqan dhe zjarri përfshiu rreshtat e tezgave të tregut, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, shkruan Reuters të martën.
Nuk është bërë e ditur se çfarë municionesh janë përdorur në sulmin ndaj qytetit, i cili shtrihet në rajonin e Donetskut.
Policia tha se nuk ishte e qartë se sa njerëz ndodheshin në treg në kohën e sulmit, por se tregu ishte në procesin mbylljes, me disa dyqane ende të hapura.
Rusia edhe më herët ka sulmuar qendrat me civilë. Së fundmi ka bombarduar edhe një qendër tregtare në Kremenchuk.