Një tank rus u filmua duke ikur me shpejtësi nga toka ukrainase, por pas vete i la disa ushtarë që po përpiqeshin të evakuoheshin.
The russians declare: "We don’t abandon our own."
— Defense of Ukraine (@DefenceU) December 27, 2023
The russians act: Don't evacuate their soldiers from the battlefield.
That's a short story about why we should NEVER believe in anything that russia is saying! pic.twitter.com/N69reVqYyK
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamjet e tankut në një lokacion të paidentifikuar që me disa ushtarë po largohej, por në fushëbetejë, ushtarë të tjerë ndonëse tentonin të ngjiteshin në tank, nuk ia dolën.
Ata duket se ishin të plagosur në trup, e nuk kishin mundësi të ngjiteshin me të tjerët. Tanku rus s'u ndal në asnjë moment për t'i marrë të tjerët.
“Rusët deklarojnë: ‘Ne nuk e braktisim tonën’. Rusët veprojnë: Mos i evakuoni ushtarët e tyre nga fushëbeteja. Kjo është një histori të shkurtër se pse ne nuk duhet të besojmë kurrë në atë që e thotë Rusia”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
-
Ushtarët e plagosur rusë ikin në gjendje të mjerueshme nga Ukraina
-
Dy rusë mezi dalin të gjallë nga tanku që iu vu flaka në fushëbetejë
-
Videoja bëhet virale: Teksa lëvdoheshin rusët goditen nga raketa
-
Rusët bien në pritën me granata, disa prej ushtarëve humbën këmbët
-
Momenti kur rusët ranë në minë gjatë “pastrimit” të zonës