Bashkimi Evropian po propozon që të bëjë më të shtrenjtë dhe me të vështirë për rusët që të nxjerrin vizat, raporton BBC.
Rusët që duan të futen në BE do të përballen me procese më të gjata të aplikimit dhe po ashtu do të rriten tarifat nga 35 euro në 80 euro.
Kjo duhet të vazhdojë, përderisa Moska ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës, ka njoftuar Komisioni Evropian.
Më tepër se një milion rusë kanë udhëtuar në shtetet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.
Margaritis Schinas, zëvendëspresidente e Komisionit të BE-së, tha se Rusia “plotësisht ka minuar” besimin sipas të cilit ishte bazuar marrëveshja BE – Rusi për viza.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në postim në T]itter ka thënë se marrëveshja për viza është pezulluar.
-
Nga e hëna, rusët do ta kenë më të vështirë hyrjen në BE
-
BE-ja pezullon marrëveshjen për viza me Rusinë
-
BE-ja pritet të pezullojë marrëveshjen për viza me Rusinë
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë