Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrugët e Leviras në Portugali vërshohen nga vera e kuqe pas shpërthimit të dy kazanëve

Rrugët e Leviras në Portugali janë vërshuar nga vera e kuqe e rrjedhur si pasojë e një incidenti të ndodhur në një fabrikë pijesh alkoolike lokale, raportoi të mërkurën “The Guardian”.

Destilaria Levira, një distileri vere e vendosur në fshatin sao Lourenço do Bairro, ka njoftuar se rrjedhja e verës u shkaktua pasi dy magazina që mbanin verën kanë shpërthyer të dielën.

Nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident, teksa shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar.

Distileria po ofron të paguajë për çdo dëm të shkaktuar nga vera dhe u kërkoi banorëve të fshatit që të bëjnë regjistrime fotografike të dëmit që u është shkaktuar.

Siç është bërë e ditur, rreth 2.2 milionë litra verë kanë përmbytur rrugët si pasojë e këtij shpërthimi.

Edhe Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik Botë Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik

Kazanët ishin përdorur për të ruajtur verën e tepërt. Portugalia, së bashku me vendet e tjera prodhuese të verës si Franca, tani ka një mbiofertë për shkak të rënies së konsumit.