Një rrjet prej më tepër se 350 profile të rrejshme në mediat sociale po shtyn propagandën pro-Kinë dhe po tenton të diskreditojë ata që Qeveria e Kinës i sheh si kundërshtarë, thuhet në një studim.
Synimi është të delegjtimohet Perëndimi dhe të rritet ndikimi i Kinës dhe imazhe në sferën ndërkombëtare, thuhet në raportin e CIR-it.
Studimi, të cilin e ka publikuar BBC, ka zbuluar një rrjet të profileve false që qarkullojnë karikatura ku ndër të tjera paraqesin tajkunin kinez në ekzil Guo Wengui, një kritik i hapur i Kinës.
Po ashtu paraqiten aty edhe shkencëtari kinez Li-Meng Yan dhe Steven Bannon, ish-strateg politik i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.