Trafiku në aeroportet evropiane ka regjistruar një rritje pre 9% në gjashtëmujorin e parë, duke shënuar një rimëkëmbje të ndjeshme pas një viti 2016 të shënuar nga sulmet terroriste, njoftoi sot organizata “ACI Europe”.
“Për aeroportet evropiane, kjo është performanca më e mirë për një gjashtëmujorë të parë prej 10 vitesh”, deklaroi Olivier Jankovec, drejtori i përgjithshëm “ACI Europe”, që përfaqëson më shumë se 500 aeroporte në 45 vende evropiane.
Kjo rritje e konsiderueshme shpjegohet nga rritja e disa prej tregjeve të prekura në vitin 2016 nga sulmet terroriste (Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Belgjikë dhe Turqi), rikthimi i kërkesës në Rusi dhe Turqi, përmirësimit të vazhduar të situatës ekonomike dhe të çmimit të naftës që ka mbetur nën 55 dollarë për fuçi, sipas ACI-së.
Pesë aeroportet më të mëdhenj evropianë kanë regjistruar një rritje të trafikut me 4,3 për qind në gjashtëmujorin e parë (kundër 1,6 për qind që ishte në vitin 2016), ku Amsterdam-Schiphol (+8,7%), Paris-Charles de Gaulle (+5,2%) dhe Francfort (+4,5%) janë në krye.
-
Aeroporti i Stambollit, lider në Evropë – mesatarisht 1,556 fluturime në ditë
-
Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu
-
Ryanair paralajmëron kaos në aeroportet evropiane këtë verë
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik