Numri të vdekurve nga COVID – 19 në Itali është rritur në 162 të martën, në krahasim me 99 sa ishin një ditë më parë.
Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja. Të martën janë raportuar 813 raste të reja, ndërsa të hënën ishin 451.
Numri i të vdekurve prej 21 shkurtit e deri më tani ka shkuar në 32,169 persona, ka thënë agjencia. Është numri i tretë më i madh në botë sa i takon një shteti, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
Numri i rasteve të konfirmuara është 226,669, që është numri i gjashtë më i lartë pas SHBA-së, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit.
Regjioni më i goditur është Lombardia. Në Lombardi të martën kanë vdekur 54 persona si pasojë e koronavirusit. Në këtë regjion janë regjistruar 462 raste të reja.
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
Në Itali 853 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 28 marsi
-
117 të vdekur në Itali nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 584 raste të reja
-
78 të vdekur dhe 397 raste të reja me COVID-19 në Itali
-
Edhe 156 të vdekur nga koronavirusi në Itali