Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe 156 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Italia ka regjistruar 156 raste të reja të vdekjes nga pandemia COVID-19, të enjten. Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka rënë në krahasim me një ditë më parë. Të mërkurën ishin regjistruar 161 vdekje nga pasoja e COVID-19.

Edhe numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në krahasim me një ditë më parë. Por rënia është fare e vogël. Të mërkurën ishin 665 raste të reja, ndërsa të enjten 642 raste.

Agjencia ka thënë se numri i rasteve të konfirmuara prej paraqitjes së koronavirusit në muajin shkurt ka shkuar në 228,006. Është numri i gjashtë më i madh në nivel global, pas SHBA-së, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit.

Numri i personave që aktualisht e kanë sëmundjen ka rënë në 60.960 nga 62.752 sa ishin një ditë më parë.

Edhe 75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën Botë 4 v. më parë 75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

Të enjten në kujdes intenziv kanë qenë 640 persona, kurse të mërkurën ishin 676 persona, duke vazhduar rënia kështu. Prej të infektuarve, 134,560 janë deklaruar të shëruar, kurse kjo shifër të mërkurën ishte 132,282 persona.

Për herë të parë më pak se një për qind e të testuarve dolën pozitiv.