Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet çmimi i prezervativëve shkaku i luftës në Iran

prezervativë

Kompania malajziane “Karex Bhd”, prodhuesi më i madh i prezervativëve në botë, planifikon të rrisë ndjeshëm çmimet e produkteve të saj për shkak të ndërprerjeve në zinxhirin e furnizimit të shkaktuara nga lufta e lidhur me Iranin, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë, Miah Kiat.

Sipas Reuters, “Karex” synon të rrisë çmimet nga 20 deri në 30 për qind, madje edhe më shumë nëse problemet me furnizimin vazhdojnë. Në të njëjtën kohë, kompania po përballet me rritje të kërkesës, pasi kostot më të larta të transportit dhe vonesat në dërgesa kanë ulur rezervat te klientët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Situata është shumë e brishtë, çmimet janë të larta... Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse t’ua kalojmë kostot klientëve për momentin”. ka thënë Kiat në një intervistë.

“Karex” prodhon më shumë se pesë miliardë prezervativë në vit dhe furnizon marka të njohura globale si Durex dhe Trojan, si dhe sisteme kombëtare shëndetësore, përfshirë NHS-in britanik dhe programe ndihme nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Kompania i bashkohet një numri në rritje prodhuesish, përfshirë ata të dorezave mjekësore, që po përballen me ndërprerje në zinxhirin e furnizimit. Lufta në Lindjen e Mesme po ushtron presion shtesë mbi rrjedhën e energjisë dhe produkteve petrokimike, duke vështirësuar sigurimin e lëndëve të para kyçe.

Që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit, “Karex” përjetoi rritje të kostove për materiale të ndryshme, nga goma sintetike dhe nitrili që përdoren në prodhim, deri te paketimi dhe lubrifikantët si folia e aluminit dhe vaji silikoni.

Megjithatë, kompania aktualisht ka rezerva të mjaftueshme për disa muaj dhe planifikon të rrisë prodhimin për të përmbushur kërkesën në rritje..

Kërkesa për prezervativë është rritur me rreth 30 për qind këtë vit.