Një helikopter është rrëzuar në Buyukçekmece afër Stambollit, njoftojnë mediet turke. Sipas informacioneve të marra, helikopteri është rrëzuar nga arsye ende të papërcaktuara.
Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i helikopterit në Büyükçekmece kanë humbur jetën 5 persona.
Raportohet se 4 nga 5 viktimat e helikopterit të rrëzuar janë me nënshtetësi ruse. Sipas deklaratës së firmës që zotëronte helikopterin, në avion gjendeshin edhe 3 nënshtetas turq, 2 prej të cilëve ishin nënshtetas turq. Ndërkaq vazhdojnë përpjekjet për të mësuar fatin e dy personave të tjerë.
Helikopteri tip Skorsky S76 C++ ishte ngritur nga aeroporti Ataturk për në Stamboll në orën 11.20 me orën lokale dhe ishte rrëzuar pas një kohe të shkurtër.
Sipas informacioneve të marra, nuk dihet ende arsyeja e rrëzimit të helikopterit por aksidenti mund të jetë shkaktuar prej mjegullës së madhe që ka kapluar qytetin.
-
4 të vdekur nga përplasja e një helikopteri në një spital në Turqi
-
Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve ushtarakë në Turqi
-
Dy të vdekur në Turqi pas rrëzimit të helikopterit për shuarje të zjarrit
-
Katër ushtarë vdesin si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Stamboll
-
Turqi: Rrëzohet helikopteri ushtarak, 12 të vdekur