Një helikopter është rrëzuar në Karolinë të Veriut të martën, ndërsa si pasojë vdiqën dy persona, raporton agjencia AP.
Helikopteri është rrëzuar në afërsi të autostradës në zonën e Charlottes.
Ka vdekur piloti dhe meteorologu që punonte për një stacion televiziv lokal. Pilot është identifikuar si Chip Tayag, ndërsa meteorologu që humbi jetën ishte Jason Myers.
Policia ka thënë se nuk është goditur ndonjë veturë gjatë rrëzimit.
Sipas dëshmitarëve, piloti ishte munduar të bënte disa lëvizje për të mos lënduar tjerët dhe thuhet se me këtë ka shpëtuar disa jetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
-
3 të vdekur pas rrëzimit të skeleve në Karolinë të Veriut
-
Dy të vdekur në rrëzimin e aeroplanit në Ohio
-
Rrëzohet helikopteri në SHBA, gjashtë turistë të lënduar rëndë
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan