Një aeroplan luftarak rus i llojit Su-57, është rrëzuar në rajonin lindor Khabarovsk. Incidenti ndodhi pas dështimit të sistemit të kontrollit të fluturimit.
Korporata e Aeroplanëve rusë ka njoftuar se aeroplani Su-57 u rrëzua gjatë fluturimit testues dhe se piloti ishte nxjerrë në mënyrë të sigurt.
Ministria ruse e Mbrojtjes më herët ka njoftuar se kishte planifikuar të pranonte aeroplanin e parë luftarak të këtij lloji deri në fund të këtij viti, transmeton KTV. Ndërsa prodhuesi ‘Sukhoi’ planifikon të dorëzojë gjithsej 76 aeroplanë të tillë të gjeneratës së pestë te Forcat Hapësinore të Rusisë deri në vitin 2028.
Sipas Ministrisë, gjenerata e 5-të e llojit SU-57 është krijuar për të shkatërruar të gjitha llojet e objektivave ajrore, tokësore dhe sipërfaqësore.
-
Përplaset një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut
-
Pas katër vjetësh luftë, Ukraina gjen përgjigjen ndaj një prej armëve më shkatërruese ruse