Afro 600 ushtarë gjermanë janë duke u hetuar rreth lidhjeve me ekstremistë, ka thënë Christof Gramm, kreu i shërbimit sekret të ushtrisë, teksa është bërë e ditur për shpërbërjen e një njësiti elitar të ushtrisë, shkaku i lidhjeve me neonazistët.
Ekspertët thonë se problemi është i thellë dhe duhen bërë përpjekje më të mëdha për të zgjidhur problemet e racizmit dhe aktivitetit të së djathtës ekstreme brenda Ushtrisë Gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer këtë javë u përpoq t’i jepte fund skandaleve rreth lidhjes së Komandove të Forcave Speciale elite të Gjermanisë, të njohura si KSK, me të djathtën ekstreme, duke e shpërberë njërën nga njësitë e saja dhe duke lajmëruar ristrukturim, shkruan “The Washington Post”. Ndërkohë, askush nuk e di se çka ka ndodhur me afro 61 kg eksplozivë dhe 48,000 karikatorë municioni të cilat po mungojnë nga depot ushtarake, transmeton KOHA.
KSK-ja ishte formuar në vitin 1996 me përqendrim në kundër-terrorizëm, komandot e së cilës kishin shërbyer në Ballkan dhe Afganistan. Operacionet e saja janë sekrete, por misionet ndërkombëtare janë pezulluar deri sa te zgjasë ristrukturimi.