Një rrëshqitje dheu të dielën në qytetin Hanoi të Vietnamit, ka shkaktuar zhdukjen e 22 ushtarakëve. Rrëshqitja ndodhi në provincën qendrore Quang Tri, ndërsa Qeveria deklaroi se kjo është humbja më e madhe ushtarake në kohë paqeje, derisa vendi po lufton me përmbytje të rënda.
Rrëshqitja e dheut ka prekur kazermat e një njësie të Rajonit të 4-të ushtarak të Vietnamit, ndërsa para disa ditësh ka shkaktuar vdekjen e 13 personave, kryesisht ushtarakë, shkruan Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReshjet intensive të shiut që filluan nga tetori, kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të baltës, duke shkaktuar vdekjen e 70 personave, derisa shiu pritet të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.
“Ne kurrë nuk kemi humbur kaq shumë anëtarë ushtarakë, përfshirë dy gjeneralë dhe zyrtarë të rangut të lartë, në fatkeqësi natyrore”, ka deklaruar qeveria.