Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëmbehet në Belgjikë kamioni me 34,000 litra kimikate shpërthyese

Në Belgjikë është vjedhur një kamion që përmban 34,000 litra kimikate për prodhimin e eksplozivëve.

Mësohet se Interpoli ka paralajmëruar policët anti-terror nëpër Evropë për një automjet të vjedhur, me sa duket nga qyteti Zedelgem.

Raportime të paverifikuara thonë se hajnat kanë ndryshuar targat e regjistrimit në mënyrë që të largohen lirshëm nga Belgjika, raporton “The Sun”, transmeton Koha.net.

Kamioni po bartte një substancë të ndjeshme të njohur si “Radiacid”, thotë Laura Alonso, reporterja e radios spanjolle “Radio Nacional”.

Kjo mësohet se i referohet një termi të përgjithshëm për disa produkte të krijuara nga prodhuesi i kimikateve “Oleon”, baza e së cilës korporatë është në Belgjikë.

Edhe Italia, e cila nuk kufizohet me Belgjikën, thuhet të ketë shtuar vigjilencën dhe sigurinë nëpër pikëkalime kufitare.