Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka thënë të martën se ka filluar një proces rishikimi të zgjeruar për vaksinën eksperimentale përforcuese anti-COVID të krijuar nga kompania spanjolle Hipra, raportoi AP.
Agjencia e Barnave e Evropës ka thënë se vlerësimi i saj bazohet në të dhënat preliminare nga studimet laboratorike dhe kërkimet te të rriturit që krahasoi vaksinat përforcuese Hipra me ato të Pfizerit. Ka thënë se rezultatet e para sugjeruan se Hipra “mund të jetë efektive” kundër COVID-19, përfshirë variantin Omicron.
Hipra është një vaksinë e bazuar në proteina dhe është bërë duke përdorur teknologji të ngjashme si vaksina Novavax COVID-19, e cila u autorizua nga agjencitë e shëndetit.
Hipra raportoi se ka shitur miliona vaksina të saja në Vietnam dhe ka thënë se mund të bëjë 600 milionë doza këtë vit.
-
Moderna njofton për përditësimin e vaksinës COVID-19
-
Hulumtimet për përmirësimin e vaksinave COVID-19
-
Moderna kërkon autorizimin e FDA-së për dozën e katërt të vaksinës anti-COVID
-
Pfizeri kërkon miratimin edhe për dozën e katërt anti-COVID
-
Agjencia Evropiane e Barnave aprovon pilulën e Pfizerit kundër COVID-19