Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfimi i së dhunuarës seksuale në Srebrenicë

Mes lotësh dhe qetësisë mbytëse, Devla Ajshiq nuk dëshiron të jetë e heshtur teksa ecën në ish-bazën holandeze të Komeve të Bashkuara ku para 20 vjetësh u përdhunua seksualisht.

Ajshiq ishte 21-vjeçare dhe shtatzënë në muajin e tretë kur në korrikun e vitit 1995 u sulmua seksualisht në Srebrenicë.

I fejuari i saj ishte në mesin e mijëra burrave dhe djemve myslimanë që u ekzekutuan në atë që njihet si gjenocidi i vetëm në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Për 20 vjet, Ajshiqi ka heshtur për tmerrin që përjetoi nga forcat serbe në qytetin boshnjak. Tani 47-vjeçare, thotë se nuk mund të durojë më.

“U mbylla brenda për 26 vjetësh dhe vuajta në heshtje. Nuk kisha kujt t’i tregoja dhe të ndaja dhimbjen. Është e vështirë për mua që të eci nëpër Potoçari... është shumë e vështirë, por më duhet të flas. Nuk mund të duroj më”, ka thënë ajo.

Edhe Srebrenica s’e harron gjenocidin Rajon 2 j. më parë Srebrenica s’e harron gjenocidin

Kur forcat serbe rrethuan Srebrenicën kur u deklarua si zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, më shumë se 30 mijë banorë të tmerruar ia mësynë kësaj zone me shpresën se forcat paqeruajtëse të Holandës do t’i mbronin.

Mirëpo me numër të paktë, holandezët nuk bën asgjë vetëm shikuan teksa ushtria serbe mori 2 mijë burra dhe djem për ekzekutim. Gratë dhe vajzat i përdhunuan, pastaj me autobusë i kthyen në territorin e shumicës myslimane.

Ajshiq thotë se për tri ditë është përdhunuar dhe torturuar. Ishte një prej të fundit njerëz që u larguan nga Srebrenica me autobus.

“Gjërat që m’i bënë mua. Më lidhën në tavolinë, qafën dhe gjoksin i kisha mavi nga të rrahurat. Qëndroja e zhveshur mbi atë tavolinë. Është e vështirë të flas. Ajo çfarë përjetova më gërreu deri në palcë”, ka thënë tutje ajo.

Ajshiq thotë se ushtarët serbë e droguan, por ishte e vetëdijshme se nuk ishte e vetmja që po përdhunohej në hangarin e bazës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo beson se tmerri personal, përfshirë edhe humbja e bebes pasi u largua nga Srebrenica, nuk janë asgjë krahasuar me vrasjen e tetë mijë burra e djemve myslimanë.

Edhe 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur Rajon 2 j. më parë 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur

Shumica prej tyre janë ndjekur dhe ekzekutuar teksa kanë tentuar të iknin në drejtim të maleve përreth.

Trupat e tyre janë varrosur në varreza masive, pastaj me buldozerë janë varrosur në tjera varreza për të fshehur krimin.

Shumë bashkëshorte, nëna, motra dhe bija të të vrarëve në Srebrenicë ia kanë kushtuar jetën betejës për të vërtetën e asaj çfarë u ndodhi burrave të tyre.

Mirëpo, për gati gjysmë shekulli, vetëm një numër i vogël i grave kanë rrëfyer për abuzimin seksual që përjetuan në rënien e Srebrenicës.

Ajshiq është kthyer në Srebrenicë një vit më parë. Tani me të birin 20-vjeçar. Thotë se nuk beson në jetë normale në vendin ku përjetoi tmerret. Thotë se e ka të vështirë jetën në Srebrenicë.

Edhe Kolumne 1 j. më parë Fashizmi brina s’ka

“Ende i ndiej pasojat – jam e tmerruar të eci nëpër rrugët e Srebenicës, por nuk kam tjetër qare. I jam mirënjohëse vetëm Zotit. Nuk kam asgjë, as kujdes shëndetësor. Ndihem si një pemë e prerë e braktisur në mesin e livadhit”.

Bashkëshorti e kishte detyruar të heshtte për tmerrin që kishte përjetuar. Mirëpo pas vdekjes së tij, e ndjeu veten të lirë për të folur rreth traumës së saj.