Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfimi i familjes nga Gaza: “Po vdesim ngadalë çdo ditë”

Abdulrahman dhe familja e tij ishin në mesin e shumë palestinezëve që udhëtonin në jug përgjatë rrugës Salah al-Din, autostrada kryesore që lidh veriun me jugun e Gazës – kur një shpërthim i madh goditi vetëm disa qindra metra larg vendit ku ndodheshin.

Të premten më 13 tetor, teksa familjet u drejtuan në jug pas një urdhri evakuimi izraelit dhe premtimeve për lëvizje të sigurt, të paktën 70 njerëz u vranë në sulmet ajrore ndaj automjeteve që largoheshin nga qyteti i Gazës.

“Të mbijetosh në atë sulm ajror ishte një mrekulli”, është shprehur Abdulrahman Ammar, i cili ishte në makinë në atë kohë me pesë motrat dhe prindërit e tij.

“Kamioni që u godit ishte plot me njerëz. Dhjetëra familje”, kujton 26-vjeçari, fytyrëzbehur. “Pas sulmit, ne pamë trupat në të gjithë rrugën, të shpërndarë e të copëtuar. Ndiheshim sikur kishte ardhur koha që edhe ne të vdisnim”.

Sulmi fillimisht la Abdulrahmanin dhe familjen e tij të paralizuar nga frika dhe pavendosmëria.

Edhe Mes rrënojave të shtëpisë së tij, një baba në Gazë kërkon eshtrat e familjarëve Botë Mes rrënojave të shtëpisë së tij, një baba në Gazë kërkon eshtrat e familjarëve

“Nuk dinim çfarë të bënim - të ktheheshim ose të vazhdonim rrugën tonë përpara”, ka treguar ai. “Por më pas, ne vazhduam të lëviznim drejt jugut dhe u strehuam në një shkollë”.

Megjithatë, familja nuk gjeti aspak rehati në shkollën e drejtuar nga Kombet e Bashkuara.

“Jo vetëm që vuajtëm mungesën e furnizimeve të përditshme si ushqim dhe ujë, por, si familje prej gjashtë grave, privatësi nuk kishte”, kujton Sanaa, motra 25-vjeçare e Abdulrahman. “Ne ikëm nga tmerri, por kishim shumë gjëra të tjera, si një banjë, dhomat, shtëpinë tonë, hapësirën tonë për të fjetur dhe për të ngrënë. Në shkollë, na u desh të qëndronim në një klasë – një hapësirë e vogël me 30 të huaj të tjerë”.

Gratë dhe fëmijët qëndronin brenda shkollës e burrat flinin në oborr jashtë.

Dhe gjatë gjithë kohës, bombardimet e Izraelit ndaj Gazës vazhdonin.

Image

Netët – të ndriçuara nga raketat dhe dritat e shpërthimeve – shoqëroheshin nga britmat e familjeve të grumbulluara në shkollë.

Edhe “U ktheva i gjallë, por gjithçka ishte zhdukur” Botë “U ktheva i gjallë, por gjithçka ishte zhdukur”

Pak mund të flinin. Gjatë momenteve të rralla të heshtjes relative, uleshin së bashku dhe luteshin për siguri .

Familja Ammar ishte ndër të parat që u larguan për në jug të Gazës. Por pas disa ditësh në strehë, nga frika se bombardimi po afrohej, ata ndien se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të ktheheshin në shtëpinë e tyre në qytetin e Gazës.

“Nuk kishim shumë zgjedhje”, ka treguar Abdulrahman për vendimin e familjes së tij.

Ditën që u larguan, Abdulrahman dhe familja e tij nuk mundën të gjenin një taksi, kështu që ata ecën për gati 6 km drejt shtëpisë së tyre.

“Teksa mbanim valixhet tona në krahë, ndiqnim një model zigzag gjatë rrugës, në mënyrë që të zvogëlojmë mundësinë e dëmtimit nga ndonjë prej sulmeve ajrore aty pranë”, kujton Abdulrahman.

Më në fund, ata gjetën një taksi dhe familja tetë anëtarëshe, së bashku me rrobat dhe gjërat e tjera që kishin me vete, hipën në automjet.

Edhe Ikja nga vdekja për të 11-n herë Botë Ikja nga vdekja për të 11-n herë

Qëndruan në heshtje, duke u lutur dhe duke parë nga dritaret skenat e shkatërrimit dhe lagjet e rrafshuara nën tingujt e sirenave dhe avionëve luftarakë.

Përktheu: Blerta Haxhiu